Zjarri rrezikon shtëpitë në Milloshevë

Rreth orës 21:00 raportohet se nga ndodhur një zjarr i madh në hyrje të fshatit Milloshevë.

Lajme

18/08/2015 22:40

Zjarri është afruar afër një pjesë të shtëpive në këtë fshat, policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe deri tash nuk raportohet për dëme apo viktima.

Policia njofton se posa të kthehen ekipet nga vendi i ngjarjes do të bëjnë të ditura edhe detajet tjera, pasi deri tash nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur, transmeton Klan Kosova.