Zjarri në ‘Viva Fresh’ të Gjakovës ende nuk është lokalizuar, evakuohen disa persona

Pasditen e sotme objekti i supermarketit “Viva Fresh” në qendër të Gjakovës është përfshirë nga zjarri.

Lajme

10/03/2019 16:34

Komandanti i Policisë Rajonale të Gjakovës, Kristë Gjokaj ka thënë për lajmi.net se policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes.

“Për momentin zjarri ende nuk është lokalizuar, i kemi evakuuar disa persona, nuk ka të lënduar. Jemi duke e bërë të pamundurën për ta lokalizuar zjarrin”, ka thënë Gjokaj.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri. /Lajmi.net/