Zjarri në IML, Haxhiu: Nuk janë djegur mbetjet mortore, arkiva dhe mostrat
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi zjarri kaploi të martën objektin e Institutëit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Haxhiu ka shkruar se nga vlerësimet fillestare në vendin e ngjarjes, nuk ka djegie apo dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës së IML-së, apo mostrave, shkruan Lajmi.net. Ajo tutje ka shkruar se ekipet e forenzikës dhe…

Lajme
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi zjarri kaploi të martën objektin e Institutëit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Haxhiu ka shkruar se nga vlerësimet fillestare në vendin e ngjarjes, nuk ka djegie apo dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës së IML-së, apo mostrave, shkruan Lajmi.net.
Ajo tutje ka shkruar se ekipet e forenzikës dhe ekspertët janë akoma në vendin e ngjarjes dhe pavarësisht shqetësimeve të qytetarëve nuk mund të jap më shumë informacione.
Postimi i plotë:
Rreth orës 08:00 të mëngjesit, nga drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Ditor Haliti, jam njoftuar që dy zyra në katin e dytë në objektin e IML, janë përfshirë nga zjarri.
Ekipet e zjarrëfikësve, policia, prokuroria menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Nga vlerësimet fillestare, nuk ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës së IML dhe mostrave.
Ekipet e forenzikës dhe ekspertët e zjarrit dhe të elektroteknikës janë ende duke e kryer punën e tyre me qëllim që të dihen shkaqet e zjarrit. Policia dhe prokuroria po ashtu janë duke bërë punën e tyre.
Për shkak të atyre që kanë ndodhur në IML ndërvite, me të drejtë qytetarët mund të jenë të shqetësuar lidhur me këtë mirëpo pa kuptuar shkakun e zjarrit nuk mund të japim informacione më shumë.
Sapo të kemi informacione më të detajuara lidhur me rastin, do të njoftojmë me kohë.