Zjarri mbi fshatin Dobërdolan të Suharekës, po i afrohet zonave të banueshme (Foto)

(e plotësuar) Sipas zyrtarëve të shërbimit të zjarrfikësve në Komunën e Suharekës, zjarri në malet e fshatit Dobërdolan dyshohet të jetë shkaktuar nga faktori njeri. Sipas Enver Shabanit nga ky shërbim, dyshimet e para janë për një zjarrëvenie të qëllimëshme.

Lajme

15/06/2015 22:31

Sipas tij, zjarri është duke u përhapur ende në drjetim të fshatit por shpresat e zjarrëfiksve është që ta nërpresin zgjerrimin e zjarrit në një rrugë që e ndanë fshatin me zonën e zjarrit.


Zjarri qe ka kapluar një mal mbi fshatin Dobërdolan të Suharekës dhe është duke u zgjeruar dhe tashmë po i afrohet edhe zonave të banuara. Sipas njësitit të zjarrfikësve të Suharekës ky zjarr duhet të lokalizohet sa më shpejtë, në mënyrë që të mos i rrezikojë banorët që jetojnë afër.

Zjarri ka një vijë prej 2 kilometra, dhe në vazhdimësi është duke u zgjeruar, këtë e ka konfirmuar Enver Shabani, një zjarrfikës që po ndodhet në këto momente në vendin e ngjarjes, në përpjekje për ta lokalizuar zjarrin.

Enver Shabani tha se për momentin janë vetëm 3 zjarrfikës kujdestarë, të cilët po mundohen ta mbajnë nën kontroll zjarrin, ndërsa për t’u lokalizuar duhet mobilizimi i të gjithë njësitit të zjarrfikësve të Suharekës

“Për moment jemi veç zjarrfiksat kujdestarë në vendin e ngjarjes, por nuk po mundemi me e ndal veç na pa ndihmën e krejt njësitit të zjarrfikësve të Komunës së Suharekës” ka thënë Shabani për lajmi.net

Në qoftë se nuk arrihet kontakti me ekipin e zjarrfikësve që janë në pushim, do të duhej mobilizimi i njësiteve zjarrfikëse të vendeve fqinje, si Malisheva, Rahoveci dhe Prizreni.

Shabani tregon se nëse zjarri nuk lokalizohet brenda 3-4 orëve, do të paraqes rrezik të madh për banorët që jetojnë afër, ngaqë në vazhdimësi është duke iu afruar zonave të banuara.

Edhe nënkryetari i Komunës së Suharekës, Rexhep Kuçi, ka vizituar zonën e kapluar nga zjarri, mbi malin Dobërdolan. Raportohet që Kuçi të jetë i vetmi përfaqësues i autoriteteve të komunës që ka vizituar zonën e zjarrit deri tash, ndërsa sipas tij edhe po të vinte e gjithë komuna aty, nuk do të kishte çfarë të bëj.

“Edhe po të vie e gjithë komuna, nuk ka çfarë të bëj” ka thënë Kuçi për TherandaPost, transmeton lajmi.net

Ndërsa ai po ashtu ka treguar se komuna nuk ka fonde të mjaftueshme për të rritur numrin e zjarrfikësve. Por, ai shtoi se menjëherë nesër do të bisedojë me kryetarin për mundësinë e punësimit të zjarrfikësve sezonal

“Komuna nuk ka fonde për punësimin e zjarrfikësve tjerë, ndërsa që nga nesër do ta bisedojë me kryetarin mundësinë e punësimit të zjarrfikësve sezonal” ka thënë Kuçi

Më poshtë mundë të shihni disa foto nga vendi i ngjarjes të publikuara nga Therandapost.com :

11426817_954156331301859_725702781_n 11297787_954156327968526_1274682694_n 11423847_954156321301860_1569106857_n