Zjarrfikësit e KEK-ut intervenuan për shuarjen e zjarrit dje në Obiliq

Një zjarr që përfshiu një deponi të mbeturinave ricikluese, u arrit të shuhet pas intervenimit të  Zjarrfikësve të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Lajme

09/03/2022 09:09

Deponia që morri flakë paraditen e së martës, gjendet në afërsi të Termocentralit Kosova-B në Obiliq.

“Korporata Energjetike e Kosovës, rreth orës 11:53, ka pranuar informatën se në një deponi  të hedhurinave ri-cikluese e cila ndodhet në afërsi të Termocentralit Kosova-B, ka ndodh një shpërthim zjarri”, kishte deklaruar zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli.

Tutje ai shtoi se zjarrfikësit kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.

“Lidhur me këtë ngjarje, ekipi i zjarrfikësve dhe shpëtimit duke respektuar standardin e intervenimit S 1+2,  menjëherë ka dalë në vend ngjarje dhe me te arritur kanë filluar aktivitetin e shuarjes se zjarrit, me ç’ rast zjarri është lokalizuar në kohë optimale. Më pas është dërguar edhe një kamion furnizues dhe zjarri është shuar në tërësi”, tha Bucolli për telegrafi.