Zjarrfikësi italian që ndihmoi gjatë tërmetit: Faleminderit vëllezër shqiptarë, s’do ta harrojmë

Në nëntor udhëhoqi një ndër ekipet e kërkim-shpëtimit për viktimat e tërmetit në Shqipëri.

Bota

29/03/2020 23:20

Pino di Gioia, shef i zjarrfikësve në Bari, nuk e fsheh mallëngjimin teksa sheh mjekët shqiptarë që i vijnë në ndihmë popullit të tij.

“Faleminderit vëllezër shqiptarë për ndihmën tuaj, as ne nuk do ta harrojmë” shkruan di Gioia teksa poston videon e nisjes se stafit mjekësor drejt Bergamos, zonës më të nxehtë në Itali presa i përket të prekurve dhe viktimave nga COVID-19.

Postimi i zjarrfikësit u komentua nga italiane e shqiptare të cilët e quajtën “karma”.