Zjarre në fshatrat e Suharekës

Në fshatrat si Mushtishtë, Budakovë dhe Semetishtë ka zjarre të njëpasnjëshme.

Lajme

10/03/2019 14:07

Këtë e bëri të ditur kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. Ai ka thënë se ka zjarre aktive të cilat po shkaktojnë dëme kolosale.

“Apeloj tek të gjitha organet përgjegjëse e po ashtu edhe tek qytetarët që të kenë kujdes”, ka shkruar Muharremaj në Facebook. /Lajmi.net/