Zjarr në Tiranë, humb jetën 4 vjeçari (Foto/Video)

Një fëmijë katërvjeçar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri të madh në një apartament në katin e shtatë të një pallati në zonën e Unazës së Re në  Trianë, mbrëmjen e së martës.

Lajme

02/02/2016 20:32

Nga burime nga policia e Tiranës mësohet se janë evakuuar çifti i bashkëshortëve Nezha dhe fëmija i tyre shtatëmuajsh, ndërsa fëmija tjetër mbeti i bllokuar në banesë.

Punonjësit e zjarrfikëses e kanë gjetur atë të pajetë nga asfiksimi. Tri zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje për të shuar flakët, por puna qe e vështirë për shkak të përmasave të mëdha zjarrit dhe lartësisë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 dhe për 40 minuta banesa qëndroi në flakë, ndërsa policia evakuoi edhe banorët e tjerë të pallatit.

Shkaku i zjarrit pritet të mësohet pas hetimit nga ekspertët në vendngjarje./shekulli

YouTube player