Zjarr në një market në Tophane të Prishtinës
Një zjarr ka kapluar marketin “Viva Fresh Store” në lagjen Tophane në Prishtinë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendëskomandant i brigadës së zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra. Ai bëri të ditur se zjarri nuk e ka përfshirë të gjithë objektin, por vetëm zyrën e administratës. Derisa bëri të ditur se për momentin nuk ka rrezik dhe…
Lajme
Një zjarr ka kapluar marketin “Viva Fresh Store” në lagjen Tophane në Prishtinë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendëskomandant i brigadës së zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra.
Ai bëri të ditur se zjarri nuk e ka përfshirë të gjithë objektin, por vetëm zyrën e administratës.
Derisa bëri të ditur se për momentin nuk ka rrezik dhe çdo gjë është nën kontroll.
“Zjarri shpërtheu në orën 21:00, dhe bëhet fjalë për deponë e Vivës, ku në brendësi ka shpërthyer zjarri në zyrën e administratës. Vetëm për këtë zyrë bëhet fjalë. Nuk ka rrezik dhe çdo gjë është nën kontroll”, tha Shkodra.
Nuk dihet nëse nga ky zjarr ka të lënduar.
Lajmi.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës por të njëjtit ende nuk kanë dhënë një përgjigje.