Zjarr në një lagje të Graçanicës
Zjarri që shpërtheu sot në një lagje të Graçanicës është lokalizuar dhe shuar me ndihmën e njësisë së zjarrfikësve.

Lajme
Një zjarr i madh ka përfshirë një arë në Komunën e Graçanicës duke rrezikuar banorët që banojnë aty afër.
Është dashur ndërhyrja e Njësisë së Zjarrfikësve për ta lokalizuar dhe shuar zjarrin.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës e po ashtu edhe forcat e KFOR’it.