Zjarr në një dyqan në Meksikë, 23 të vdekur
Një zjarr që shpërtheu në një dyqan me zbritje në Meksikë ka vrarë të paktën 23 persona dhe ka plagosur 11 të tjerë, thonë zyrtarët lokalë, ka raportuar BBC. Zjarri shpërtheu të shtunën në qendër të qytetit veriperëndimor të Hermosillo në një degë të Waldo’s – zinxhirit më të madh të dyqaneve me zbritje në…
Bota
Një zjarr që shpërtheu në një dyqan me zbritje në Meksikë ka vrarë të paktën 23 persona dhe ka plagosur 11 të tjerë, thonë zyrtarët lokalë, ka raportuar BBC.
Zjarri shpërtheu të shtunën në qendër të qytetit veriperëndimor të Hermosillo në një degë të Waldo’s – zinxhirit më të madh të dyqaneve me zbritje në Meksikë.
Shumë autoritete lokale e përshkruan incidentin si një shpërthim, megjithëse Guvernatori rajonal Alfonso Durazo tha se shkaku i saktë ende nuk ishte përcaktuar. Sekretariati i sigurisë publike të shtetit të Sonora tha se kishte përjashtuar mundësinë që të ishte një sulm ose akt dhune i qëllimshëm kundër civilëve.
Fëmijët janë midis viktimave, thanë zyrtarët, me një vajzë 15-vjeçare midis atyre që u dërguan në spital.