Zjarr në male të shteteve në rajon

Zjarrfikësit dhe fshatarët po përpiqen t’i mbrojnë vendbanimet e tyre nga zjarret në pjesën jugore të Bosnjës dhe bregdetin kroat, derisa temperaturat kanë arritur 42 gradë Celsius.

Lajme

21/07/2015 15:20

Prej mëngjesit të sotëm, banorët e vendbanimeve Bosansko Grahovo dhe Bileqa, po luftojnë me zjarrin dhe kanë kërkuar edhe ndihën e ushtrisë së Bosnjës.

Në Kroaci, autoritetet e kanë evakuuar një fshat në ishullin Peleshac, ku zjarri i ka bllokuar malet me pisha, vreshtat dhe disa shtëpi.

Dhjetëra njerëz nga fshati Pijaviçino, janë strehuar në një shkollë, por në këtë hapësirë nuk ka rrymë elektrike.

Në Korçullë, zjarri është përhapur nëpër pemët e ullirit dhe vreshtat, por evakuimi ende nuk është i detyrueshëm.