Zjarr i madh në Vlorë, zjarrfikësit në vendngjarje
Një vatër zjarri është aktivizuar në afërsi të fshatit Tragjas në Vlorë. Era e fortë ka favorizuar flakët. Ndërkaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, për të shuar flakët. Situata paraqitet e vështirë për shkak të erërave të forta.
