Ziyech për largimin nga Chelsea në janar: Është e vështirë të thuhet

Anësori i Chelsea, Hakim Ziyech ka folur në lidhje me të ardhmen e tij. Marokeni ka kontratë me ‘Blutë e Londrës’ deri në vitin 2025, por së fundmi është i lidhur me një largim të hershëm nga ‘Stamford Bridge’. E lidhur me këtë ka komentuar edhe vetë lojtari, duke thënë se do jetë e vështirë…

Sport

24/11/2022 23:27

Anësori i Chelsea, Hakim Ziyech ka folur në lidhje me të ardhmen e tij.

Marokeni ka kontratë me ‘Blutë e Londrës’ deri në vitin 2025, por së fundmi është i lidhur me një largim të hershëm nga ‘Stamford Bridge’.

E lidhur me këtë ka komentuar edhe vetë lojtari, duke thënë se do jetë e vështirë të thuhet.

Është e vështirë, e vështirë të thuhet. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në dimër.

Është futboll, kështu që është e vështirë të thuhet”, tha ai.

Chelsea ishte i hapur për ta lënë atë të largohej vetëm me marrëveshje të përhershme verën e kaluar.

29 vjeçari është i lidhur me një kalim te kampioni italian, Milani./Lajmi.net/