Ziyech mund të transferohej te Bayern, por ja çfarë ndodhi

Mesfushori i Ajaxit, Hakim Ziyech ka zbuluar se ai mund të ishte bashkuar me Bayern Munich gjatë afatit kalimtar të verës, por klubi gjerman deklaroi interesin e tyre shumë vonë.

Sport

12/08/2019 15:13

Marokieni ishte një nga lojtarët më të shquar në skuadrën e Ajax që fitoi dopietën në Holandë sezonin e kaluar, ndërsa arriti edhe në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

26-vjeçari regjistroi 21 gola në 49 paraqitje në të gjitha garat, duke bërë përshtypje me gamën e tij të shkëlqyeshme dhe aftësinë në zotërim, përcjell lajmi.net.

“Unë me të vërtetë kënaqem duke luajtur për Ajax. Ndihem mirë [të hyj në sezonin tim të katërt këtu]”, i tha ai të përditshmes holandeze AD.

“Sevilla nuk më dha këtë ndjenjë, kështu që unë do të preferoja të qëndroja te Ajax. Mund të kisha pritur Bayern Munich, po. Por ndjeva se ishte momenti i duhur për të sqaruar situatën time, si për Ajax ashtu edhe për veten time”.

“Nëse një klub do të më dëshironte, ata mund të kishin bërë lëvizjen e tyre. Unë mendoj se të gjithë kanë parë se çfarë bëmë me Ajax dhe cili ishte roli im në atë sukses”, deklaroi ai. /Lajmi.net/