Zion Williamson lë Orlandon – ka probleme në familje

Orlando ka humbur edhe një yll të NBA.

Sport

16/07/2020 17:38

Skuadrat e NBA po qëndrojnë të izoluara në Orlando, para rifillimit të sezonit, por gjërat nuk po shkojnë më së miri.

Disa lojtarë kanë testuar pozitiv, duke u detyruar të largohen nga Orlando, kurse ka së fundmi edhe arsye të tjera.

Sipas raportimeve të ‘The Athletic’, Zion Williamson është ylli që largohet nga Orlando, duke lënë skuadrën e Pelicans, transmeton lajmi.net.

Lojtari ka disa probleme në familje, të cilat nuk janë bërë të njohura për publikun.

Vlen të cekët se lojtari do të rikthehet në Orlando para rifillimit të sezonit. /Lajmi.net/