Zinchenko optimist: Mund ta sfidojmë Cityn për titullin e kampionit në Premier League

Oleksandr Zinchenko është shprehur optimist pas fitores në derbin e Londrës, ndaj Chelsea. Ylli ukrainas i Arsenal, Zinchenko ka folur lidhur me ecurinë e Arsenal dhe gjasat e tyre për titullin kampion. Sipas Zinchenko, Arsenal kanë kualitet për të sfiduar Manchester Cityn për titullin e kampionit. “Neve na duhet punë e madhe dhe të shohim…

Sport

07/11/2022 15:55

Oleksandr Zinchenko është shprehur optimist pas fitores në derbin e Londrës, ndaj Chelsea.

Ylli ukrainas i Arsenal, Zinchenko ka folur lidhur me ecurinë e Arsenal dhe gjasat e tyre për titullin kampion.

Sipas Zinchenko, Arsenal kanë kualitet për të sfiduar Manchester Cityn për titullin e kampionit.

“Neve na duhet punë e madhe dhe të shohim deri në fund të sezonit. Nëse më pyesni se a mund ta sfidojmë Man Cityn… sigurisht”, ka thënë Zinchenko, transmeton lajmi.net.

“Ata janë skuadër e mrekullueshme, por kurrë nuk i dihet se çfarë mund të ndodh në futboll. Ne duhet të shkojmë hap pas hapi me secilën skuadër”, shtoi ukrainasi.

Arsenal aktualisht është lidere e Premier League, me Man City që mban pozitën e dytë. /Lajmi.net/