Zihen para banakut të Mecdonalds, dy të vdekur

Dy persona janë vrarë nga armë zjarri në një restorant Mecdonalds në Toronto të Kanadasë, pas konfliktit para banakut për shërbim të ushqimit.

Bota

01/03/2015 09:21

Dy meshkuj 40 dhe 25 vjeç janë përleshur me një klient, i cili ka pasur me vete armë zjarri. Pasi kësaj përleshje, klienti ka shtënë me armë dhe i ka vrarë dy meshkujt.

Policia ka deklaruar se pasi që i kanë shikuar kamerat e sigurisë ka vërtetuar shkallën e përgjegjësisë së vrasësit, i cili është plagosur dhe është dërguar në spital, transmeton KP.