Zidane tregon pse Bale nuk do të luajë kundër Man Cityt

Të gjithë ishin të befasuar kur Real Madrid publikoi listën me lojtarët e ftuar për ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Manchester City.

Sport

07/08/2020 08:34

Pjesë e kësaj liste nuk ka qenë Gareth Bale, uellsiani që nuk është përdorë nga Zinedine Zidane në ndeshjet e mbetura të La Ligas, ku Real Madrid fituan titullin.

Por, Zinedine Zidane ka zbuluar se Bale nuk ka dashur të përfshihet për këtë ndeshje.

31 vjeçari ka kontratë me Real Madridin edhe dy vite, por këtë verë mund të ndryshojë skuadër.

“E vetmja gjë për të thënë, dhe kjo është një bisedë personale mes nesh, është se ai preferoi të mos luante”, ka deklaruar Zidane, përcjell lajmi.net.

“Pjesa tjetër mbetet mes meje dhe tij. Unë kam shpjeguar se cila është situata dhe nuk dua të shtoj asgjë tjetër”./Lajmi.net/