Zidane tregon arsyen e çuditshme pse Ramos e lëshoi fushën për disa minuta ndaj Eibarit

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka zbuluar arsyen e largimit për disa minuta të Segio Ramosit në ndeshjen ndaj Eibar.

Sport

10/03/2018 18:07

‘Los Blancos’ me dy gola të shënuara nga Cristiano Ronaldo, kanë mposhtur 1:2 në udhëtim Eibarin.

Zidane ka thënë se Ramos u largua nga fusha për disa minuta për të kryer një nevojë fiziologjike.

Pas humbjes së Raphael Varanes për shkak të lëndimit në kokë, Ramos u largua nga fusha në minutën e 73′ duke shkaktuar një konfuzion në media dhe tek spektatorët për shkak se Madridi kishte shfrytëzuar të tri zëvendësimet.

Ai e dhi** pak vetën”, tha Zidane para gazetarëve.

“Ai kishte nevojë për tualet”./Lajmi.net/