Zidane thërret Pogban në Real

Zinedine Zidane është duke bërë përpjekje që ta bind mesfushorin e Juventusit, Paul Pogba, që t’i bashkohet Real Madridit, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

03/02/2015 09:11

Zinedine Zidane është angazhuar për t’ia sjell Real Madridit një përforcim të madh për sezonin e ri.

Sipas të përditshmes sportive katalane “Sport”, trajneri i ekipit të dytë të Los Blancos, ka kontaktuar me yllin e Juventusit, Paul Pogba, duke i bërë thirrje që të transferohet në Santiago Bernabeu, pas përfundimit të këtij sezoni.

Reprezentuesi francez pritet të largohet nga gjiganti torinez në fund të këtij edicioni dhe kampioni i Italisë ka insistuar se nuk do ta shesë për më pak se 100 milionë euro.

Mirëpo, Zidane shpreson se prezenca e tij në Madrid, por edhe e dyshes franceze Raphael Varane e Karim Benzema do ta bindë Pogban që t’i bashkohet Realit.