Zidane shpjegon arsyen pse e la Bale në stol ndaj Brugge

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane insiston se "asgjë nuk ndodhi" midis tij dhe Gareth Bale për të ndikuar në vendimin e tij të përzgjedhjes për udhëtimin ndaj Club Brugge, i cili pa anësorin të qëndronte në stol.

Sport

12/12/2019 17:02

Bale ishte jashtë skuadrës në fitoren 2-0 të Madridit ndaj Espanyol në Santiago Bernabeu të shtunën, me Zidane që këmbëngul se ai nuk kishte stërvitur në “të njëjtin intensitet si shokët e tij” përpara ndeshjes.

Uellsiani u kthye përsëri në skuadrën e Realit për ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Club Brugge në Belgjikë të mërkurën, pasi kishin siguruan kualifikimin paraprakisht, përcjell lajmi.net.

Por Bale ishte zëvendësues i papërdorur, me Vinicius Jr dhe Rodrygo që startuan dhe shkëlqyshen në këtë takim.

Ai deklaroi: “Asgjë nuk ndodhi. Unë duhej të bëja tre ndryshime dhe zgjodha të tjerët. Kjo është e gjitha”. /Lajmi.net/