Zidane, selektor i Francës?

Ish mesfushori i Francës, Zinedine Zidane mund të bëhet selektor i Trekolorëve, në rast të dështimit të skuadrës për të siguruar kualifikimin për në Kampionatin botëror 2014. Franca do të ndeshet me Ukrainën në barazh për të siguruar pjesëmarrjen në garën e vitit të ardhshëm në Brazil. Dhe, sipas medieve franceze, në rast se skuadra…

Sport

07/11/2013 13:03

Ish mesfushori i Francës, Zinedine Zidane mund të bëhet selektor i Trekolorëve, në rast të dështimit të skuadrës për të siguruar kualifikimin për në Kampionatin botëror 2014.

Franca do të ndeshet me Ukrainën në barazh për të siguruar pjesëmarrjen në garën e vitit të ardhshëm në Brazil. Dhe, sipas medieve franceze, në rast se skuadra nuk arrin të fitojë ballafaqimet me Ukrainën, atëherë do të ketë ndryshim në stafin teknik.

Didier Deschamps spekulohet se rrezikon të shkarkohet nga posti i selektorit të Francës, dhe në vend të tij mund të vijë Zidane, aktualisht asistent i trajnerit të Real Madridit, Carlo Ancelotti.

“Strategjia e Federatës franceze është e qartë. Deschamps do të shkarkohet në rast të humbjes nga Ukraina në barazh. Por, në rast të fitores ai do ta ruajë detyrën”, shkruajnë në Francë.