Zidane: Ronaldo, më i miri
Zinedine Zidane ka thënë se ish bashkëlojtari i tij nga Real Madrid, braziliani Ronaldo është futbollisti më i mirë me të cilin luajti.

Sport
Zinedine Zidane ka thënë se Ronaldo është futbollisti më i mirë me të cilin luajti së bashku në një skuadër.
Zidane dhe Ronaldo ishin bashkëlojtarë në Real Madrid gjatë periudhës 2002-2006, kur së bashku fituan një La Ligë dhe një Kupë Interkontinentale.
Francezi ka përplot lëvdata për brazilianin. “Gjithmonë e kam konsideruar Ronaldon si më të mirin me të cilin kam luajtur dhe stërvitur”, deklaroi Zidane për “Goal”.
“Ai është me siguri futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur ndonjëherë. Bënte qfarë do që dëshironte me topin dhe nuk kishte asnjë dobësi”, u shpreh “Zizou”.