Zidane-Perez, “bombë” nga Madridi

Së shpejti do të ndodh një takim me rëndësi të madhe për klubin e Real Madridit.

Sport

03/01/2017 17:11

Presidenti Florentino Perez, do të ketë një takim me trajnerin e skuadrës, Zinedine Zidane.

Pas sukseseve të jashtëzakonshme të tij në krye me Realin, Perez dëshiron t’ia zgjatë kontratën francezit, transmeton “El Confidencial”, përcjellë “lajmi.net”.

Perez është gati t’i ofrojë teknikut Zidane një ngritje të konsiderueshme page, për t’a “blinduar” atë në “Santiago Bernabeu”.

Duhet theksuar se pikërisht nesër Zidane i bën një vit në krye të ekipit nga Madridi. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.