Zidane nuk e do më këtë lojtar te Real Madrid

Zinedine Zidane do t’i largojë së paku tre lojtarë nga Real Madrid në afatin kalimtar veror.

Sport

17/04/2019 15:28

Zinedine Zidane dëshiron t’i largojë disa lojtarë, në mënyrë që të ketë më shumë financa në transferimet që do të ndodhin në verë.

Trajneri francez do ta largojë fillimisht Gareth Balen nga Real Madrid, përcjell lajmi.net.

Zidane i ka bërë me dije uellsianit se karriera e tij në Santiago Bernabeu ka marrë fund.

Francezi nuk e do Balen më në skuadër, gjersa ishte shumë afër ta largonte edhe kur ishte në herën e parë në stolin e Real Madridit. /Lajmi.net/