Zidane: Nuk do të them se jam i shqetësuar

Zinedine Zidane nuk donte ta thoshte atë, por mbeti i shqetësuar pas humbjes 1-0 të Real Madrid ndaj Mallorca në mbrëmjen e djeshme.

Sport

20/10/2019 09:41

‘Los Blancos’ humbi kreun e tabelës me humbjen e së shtunës, duke i lënë vendin Barcelonës, që mposhti Eibar 3-0 si mysafir.

“Problemi është se ne duhet të tregojmë çdo tre ditë se jemi ekip i mirë”, tha Zidane, transmeton lajmi.net.

“Kjo është vështirësia, ne nuk e bëjmë atë”.

“Nuk do të them se jam i shqetësuar sepse nuk më pëlqen fjala, por nëse duam të fitojmë diçka këtë sezon, na duhet qëndrueshmëri”, u shpreh francezi. /Lajmi.net/