Zidane miraton një largim të madh nga Real Madrid

Real Madrid po përgatitet për një revolucion të madh gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

12/03/2019 19:18

‘Los Blancos’, kanë rikthyer Zinedine Zidanen në skuadër, dhe gjatë afatit kalimtar veror do të ndërhynë në treg për të sjellë emra të mëdhenj në ‘Santiago Bernabeu’.

Sigurisht, që për t’u hapur rrugë këtyre emrave, së pari duhet të largohen disa lojtarë.

‘The Independent’ shkruan se në mesin e të larguarve mund të jetë edhe Luka Modric.

Reprezentuesi kroat ka kontratë me Realin deri në qershor të vitit 2020, dhe Italia ka mundësi të mëdha të jetë destinacioni i tij i ri./Lajmi.net/