Zidane, më i mirë se Messi
Legjenda e Brazilit, Pele ka thënë se Zinedine Zidane ishte futbollist më i mirë se Lionel Messi, gjatë kohës sa ishte në kulmin e karrierës, por tregoi se do të votonte për yllin e Barcelonës, para Cristiano Ronaldos, në garë për Topin e Artë. Zidane triumfoi në Kampionatin botëror dhe Kampionatin evropian me Francën si…

Sport
Legjenda e Brazilit, Pele ka thënë se Zinedine Zidane ishte futbollist më i mirë se Lionel Messi, gjatë kohës sa ishte në kulmin e karrierës, por tregoi se do të votonte për yllin e Barcelonës, para Cristiano Ronaldos, në garë për Topin e Artë.
Zidane triumfoi në Kampionatin botëror dhe Kampionatin evropian me Francën si dhe rrëmbeu Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë me Real Madridin.
Në periudhën e fundit Messi është konsideruar si futbollisti më i mirë i cili mori katër herë me radhë Topin e Artë. Por, Pele nuk mendon njësoj.
“Individualisht, mendoj se Zidane ishte më i mirë se Messi. Zidane ishte i shkëlqyeshëm dhe bashkëlojtarët që luajtën me të nuk ishin në nivel me ata të Messit, i cili ka afër Xavin dhe Iniestan”, deklaroi Pele para gazetarëve.
Mirëpo, ai prapë preferon Messin fitues në garën e tanishme. “Do ta votoja Messin për shkak të teknikës së tij”, u shpreh ai.