Zidane kritikon Benzeman

Zinedine Zidane thotë se sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, nuk ka treguar formë të mirë në periudhën e fundit. Ai po ashtu thekson se ylli francez duhet të shënojë më shumë gola.

Sport

16/09/2014 10:28

Karim Benzema nuk e gëzon përkrahjen e tifozëve të Real Madridit pasi ka shfaqur formë të dobët në fillimin e sezonit të ri në La Ligë.

Po ashtu, kjo ka ndodhur në periudhën kur bilanci i ekipit është i dobët me tri pikë të tubuara pas tri xhirove të para. Kurse, për të shtuar presionin ndaj Benzemas është përkujdesur bashkëkombësi i tij Zinedine Zidane, trajner i Real Madrid Castilla.

“Ai është numri 9 i Realit dhe nuk ka treguar shumë në periudhën e fundit. Kritikat gjithmonë kthehen. Është i vetëdijshëm për situatën dhe duhet të përmirësohet në Real dhe Francë”, deklaroi Zidane.

“Duhet të shënojë më shumë gola, kjo pritet prej tij. Në ndeshjen e ardhshme duhet të shënojë dhe të vazhdojë përpara”, u shpreh ai. Rastin e ri do ta ketë sonte kundër Baselit në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve.