Zidane ka një mesazh për tifozët e Juventusit pas fitores në Torino
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka dhënë një mesazh pas fitores ndaj Juventusit.

Sport
Zinedine Zidane ka lavdëruar Real Madridin pas fitores ndaj Juventusit me rezultat 3:0 në ndeshjen e tyre të parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.
Por, ai ka thënë se Juventus mbetet një skuadër e tij e zemrës.
“Kemi bërë një ndeshje të mirë, nuk është e lehtë të shënoni tre gola në shtëpinë e Juventusit”, u shpreh Zidane, përcjell “lajmi.net”.
“E kam gjithmonë Juventusin në zemër, më vjen pak keq për tifozët e ekipit nga Torino”, theksoi ai. /Lajmi.net/