Zidane ka në fokus dy yjet e skuadrës, rikthen ata në planet e tij

Zinedine Zidane ka një plan kryesor pas rikthimit të tij në krye të stolit të Real Madrid.

Sport

17/03/2019 12:31

Trajneri francez po synon rikthimin në top formë të Isco Alarcon dhe Marcelo, të cilët pritet të jenë kyç në planet e tij.

Ai ka bërë të ditur se dyshja janë akoma me rëndësi të madhe për skuadrën, duke hedhur poshtë mundësinë për një largim të tyre nga ‘Santiago Bernabeu’, transmeton lajmi.net.

Gjatë kohës që skuadra udhëhiqej nga Santiago Solari, Marcelo e Isco nuk po gjenin vend në formacionin e ‘Los Blancos’.

Por, Zidane ka premtuar rikthimin e tyre në pozitat kyçe dhe kështu lojtarët mund të përjashtojnë mundësinë e largimit. /Lajmi.net/