Zidane i largon këta katër lojtarë nga Real Madrid

Zinedine Zidane ka në duart e tij të gjitha projektet për sezonin e ri te Real Madrid.

Sport

12/03/2019 09:15

Zinedine Zidane u rikthye te Real Madrid me kushtin që t’i linin duart e lira të punonte në rindërtimin e skuadrës.

Trajneri francez ka kërkuar nga Florentino Perez që ta bllokojë largimin Marcelos nga skuadra, pasi kërkohet nga Juventus, përcjell lajmi.net.

Mbrojtësi brazilian humbi vendin e titullarit nën Santiago Solarin, pasi ky i fundit preferonte më shumë Sergio Reguilon.

Por, me rikthimin e Zidanes, Marcelo do të jetë sërish titullar, mirëpo nuk do të ketë vend për disa lojtarë.

Gareth Bale, Nacho Monreal, Marco Asensio, Mateo Kovacic (në huazim te Chelsea), do të jenë lojtarët që duhet ta mendojnë të ardhmen e tyre, pasi francezi nuk llogariti edhe aq në ta në kohë e tij të parë si trajner te Real Madrid. /Lajmi.net/