Zidane i bën me dije lojtarit të Real Madridit se nuk është në planet e tij

21:24 | 14 Prill 2019

Zinedine Zidane do t’i largojë disa lojtarë nga Real Madrid me të përfunduar ky sezon.

Zinedine Zidane tashmë ka bërë llogaritë e tij për lojtarët që do të qëndrojnë dhe ata që do të largohen.

Trajneri francez i ka bërë me dije Marcos Llorentes se do të largohet në fund të sezonit nga Real Madrid, duke u huazuar te një skuadër tjetër.

“Marcos ka nevojë të luajë më shumë. Kjo do të jetë gjëja më e mirë për të”, tha fillimisht Zidane, përcjell lajmi.net.

“Unë mbaj mend sezonin e kaluar kur ishte i huazuar te Alaves, kishte një sezon fenomenal, andaj mendoj se kjo është më e mira për të.”, ka shtuar më tej francezi. /Lajmi.net/