Zidane gjen fajtorin e krizës në Real Madrid

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur për gjendjen në skuadrën e tij.

Sport

13/09/2019 11:09

Zinedine Zidane ka analizuar paraqitjet e deritashme të Real Madridit.

“Los Blancos” kanë grumbulluar vetëm 5 pikë nga tri xhirot e para në La Ligë dhe gjenden në pozitën e pestë.

Por, Zidane beson se faji i takon komplet skuadrës për rezultatet jo të mira, transmeton lajmi.net.

“Këtu të gjithë jemi fajtor si kur bëjmë diçka mirë si kur bëjmë diçka keq”, deklaroi Zidane në konferencë për media para ndeshjes me Levanten.

“Futbollistët e dinë se çfarë duhet të bëjnë për të ndryshuar situatën, secili prej tyre në skuadër”, theksoi francezi. /Lajmi.net/