Zidane e nis me këmbë të mbarë, Celta gjunjëzohet në ‘Bernabeu’

Zinedine Zidane e ka nisur për mrekulli rrugëtimin e tij të dytë me skuadrën e Real Madrid.

Sport

16/03/2019 18:07

Francezi drejtoi skuadrën e tij drejt një fitoreje të vlefshme ndaj Celta Vigo, para tifozëve në ‘Santiago Bernabeu’.

‘Los Blancos’ shënuan fitore me rezultatin 2:0, me golat e Isco dhe Gareth Bale, shkruan lajmi.net.

Zidane erdhi me shumë ndryshime në këtë përballje duke rikthyer në formacion Asension, Bale, Isco, Marcelo e Navas.

Dëshira e lojtarëve dukej sikur të ishte më e madhe sesa nën urdhrat e Solarit apo Lopeteguit.

Mbetet të shihet nëse Zidane do t’ia arrijë të mbajë këtë ritëm dhe të kthejë skuadrën në formën më të lartë për sezonin e ardhshëm. /Lajmi.net/