Zidane e bind lojtarin që të qëndrojë te Real Madrid

Zinedine Zidane ka arritur të bind mbrojtësin Raphael Varane që të qëndrojë te Real Madrid.

Sport

21/05/2019 19:19

Real Madrid do të ketë një mbrojtje të fortë sezonin e ri, me Sergio Ramos, Raphael Varane dhe Eder Militao.

Trajneri francez, Zinedine Zidane, ia ka dalë të bind Varanen që të qëndrojë në ‘Santiago Bernabeu’, shkruan L’Equipe, përcjell ‘lajmi.net’.

Varane raportohej se ishte i pakënaqur me rolin e tij në Madrid, dhe largimi dukej shumë i mundshëm, me Manchester United dhe Juventus që ishin të gatshme të paguanin për shërbimet e tij.

Zidane në pak muaj te Real Madrid, ka arritur t’ia ndryshojë mendjen 26 vjeçarit, që shumë shpejtë do të dalë në një njoftim zyrtar për të konfirmuar qëndrimin./Lajmi.net/