Zidane dëshiron t’i shkëmbejë yjet me Man Utd

Zinedine Zidane do t’i bëjë disa ndryshime te Real Madridi në fund të këtij sezoni.

Sport

19/03/2019 16:07

Zinedine Zidane do t’i largojë disa lojtarë, për tu liruar vendin transferimeve të reja.

Trajneri francez dëshiron ta largojë Thibaut Courtois pas vetëm një sezoni transferimi në Santiago Bernabeu, përcjell lajmi.net.

Zidane nuk beson në portierin belg, andaj dëshiron që ai të largohet në fund të këtij sezoni.

Francezi po mendon që t’i ofrojë Manchester Unitedit, Courtoisin, në mënyrë që të marrë David de Gean.

Por, sipas The Sun, belgu po refuzon të kalojë në Old Trafford, pasi nuk dëshiron ta tradhtojë Chelsean edhe pse tashmë e ka bërë atë gjë. /Lajmi.net/