Zidane befason tifozët me përforcimin e ri në Real Madrid

Trajneri Zinedine Zidane ka identifikuar një përforcim të ri në Real Madrid.

Sport

25/06/2019 08:07

Real Madrid kërkon një përforcim të ri nga Serie A.

Trajneri Zinedine Zidane ka identifikuar një futbollist të cilin e sheh si blerje të nevojshme për skuadrën nga Santiago Bernabeu.

E përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se “Los Blancos” kanë shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit të Napolit, Fabian Ruiz, transmeton lajmi.net.

Paraqitjet e mira nga Ruiz për Kombëtaren U-21 të Spanjës në Evropian kanë bërë që Zidane të kërkojë blerjen e tij gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Por, një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë sepse Napoli e konsideron Ruizin si anëtar të rëndësishëm të skuadrës së trajnerit Carlo Ancelotti. /Lajmi.net/