Zidane befasohet nga dy lojtarët e Real Madridit

Zinedine Zidane ka mbetur i befasuar nga dy lojtarë të Real Madridit.

Sport

12/03/2019 15:22

Zinedine Zidane u kishte dhënë pushim të gjithë lojtarëve të Real Madridit, por Isco Alarcon dhe Marcelo, janë stërvitur.

Dy lojtarët e skuadrës spanjolle kanë filluar menjëherë stërvitjet, për tu rikthyer në formë për ndeshjet e ardhshme, përcjell lajmi.net.

Isco dhe Marcelo nuk kanë luajtur rregullisht nën Santiago Solarin, por me Zidanen ata priten të jenë titullar.

Spanjolli dhe braziliani nuk kanë pushuar sot, duke kryer seancën e zakonshme stërvitore te Real Madridi. /Lajmi.net/