‘Zhvishet’ më në fund Jessica Alba
Aktorja Jessica Alba më në fund ka vendosur që të paraqitet para fansave të saj me bikini, pasi një gjë të tillë nuk e ka bërë për një kohë të gjatë.

ShowBiz
Alba gjatë muajve të fundit është parë në pushime me familjen e saj e veshur me rroba normale dhe si meritë e kësaj, ajo ditë më parë është zgjedhur si nëna e vitit.
Ajo ditëve të fundit ka festuar gjithashtu edhe ditëlindjen e saj të 33-të, në një festë me dy vajzat e saj dhe të dashurin.
Aktorja është parë në një hotel të Las Vegasit e veshur me bikini duke pirë pije të shëndetshme, duke marrë rreze nga dielli dhe duke kaluar kohë të mira së bashku me të afërmit e saj.