Zhvilluan lojëra të fatit, arrestohen 14 persona në Gjakovë

14 persona janë arrestuar në Gjakovë, pasi të njëjtit janë takuar në një lokal duke zhvilluar lojëra të fatit.

Lajme

06/12/2021 09:56

Policia ka bërë të ditur se pronari i lokalit është dërguar në mbajte.

“Janë arrestuar 14 të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi  të njëjtit janë takuar në një lokal duke zhvilluar lojëra të fatit. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre,  pronari i lokalit është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar”, thuhet në raport.

Tutje, në raportin e policisë bëhet e ditur se lidhur me rastin është arrestuar edhe i dyshuari kosovar bashkëpronar i lokalit për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, i cili me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje për 48 orë.