Zhvillimi ekonomik përmes prodhimit

Kandidatja për Kryetare të Komunës të Gjakovës, Arbërie Nagavci, thotë se kjo lëvizje si shtyllë kryesore ka zhvillimin ekonomik përmes prodhimit.

Lajme

23/10/2013 10:16

Në vijim të fushatës elektorale, Kandidatja për Kryetare të Komunës të Gjakovës, Arbërie Nagavci, së bashku me kandidatët për Kuvendin Komunal, realizuan një vizitë në qumështoren “Golaj”, në fshatin Sheremetaj.

Pasi u njoftua me që është bërë në këtë qumështore, Nagavci shpalosi alternativën e Vetëvendosjes për zhvillimin ekonomik të Gjakovës.

“Lëvizja Vetëvendosje si shtyllë kryesore ka zhvillimin ekonomik përmes prodhimit”.

“Gjatë mandatit tonë, bizneset do të kenë përkrahje maksimale me qëllim që të rritet prodhimi vendor dhe të rriten vendet e reja të punës”.

“Qumështorja Golaj është shembull i mirë se si punohet me kapacitete vendore. Do të punojmë që bizneseve tona t’ua sigurojmë tregun brenda Kosovës, e pse jo edhe jashtë shtetit”.

Kandidati për Kuvendin Komunal, Sali Golaj, tha se me Vetëvendosjen në qeverisje, do të shpërndahen grante dhe subvencione për bujqit dhe fermerët, dhe zhvillimi i bujqësisë do të merr hov qysh në vitin e parë të mandatit.

“Ne do të krijojmë tri deri katër pika grumbullimit të qumështit, varësisht prej kërkesave që janë të nevojshme për fermerët”.

“Kemi paraparë dhe frigoriferë për pemëtarinë, në mënyrë që të ruhen dhe të mos dëmtohen stoqet e fermerëve”.