Zhvillimet e fundit, Mustafa i papërmbajtur në lëvdata: Hoti, i dijshëm, i pakorruptuar, i pavarur, i pashantazhueshëm

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka lavdëruar gjatë kryeministrin aktual të Kosovës, Avdullah Hoti.

Lajme

27/10/2020 22:43

Ai ka shkruar se Hoti po e dëshmon se ka guxim dhe vendosshmëri të luftojë krimin dhe korrupsionin, shkruan lajmi.net.

Mustafa shkruan se Hoti është i dijshëm, i pakorruptuar, i pavarur dhe i pashantazhueshëm.

Ky koment i Mustafës ka ardhur pak pasi ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philipp Kosnett ka thënë se Hoti ka gabuar në shuarjen e task-forcës anti-korrupsion.

Ky është postimi i Mustafës:

Miq të nderuar
Kryeministri Hoti po e dëshmon se ka guxim dhe vendosshmëri ta luftojë krimin dhe korrupsionin.
Është i dijshëm dhe i pakorruptuar andaj edhe i pavarur dhe pashantazhueshëm në marrjen e vendimeve të forta. Thirrja në mekanizma kushtetues dhe ligjor për ta luftuar krimin, mund të mos i pëlqej dikuj, por jam i bindur se është e vetmja rrugë për një njeri të pastër, si Kryeministri Hoti. IM. /Lajmi.net/