Zhvillime dramatike, Sancho në skuadrën para-sezonale të Dortmund

Saga e transferimit të Jadon Sancho te Manchester United duket se nuk do të marrë fund as këtë verë.

Sport

10/08/2020 10:06

Ylli anglez ka qenë i lidhur prej kohësh me një kalim te Djajtë e Kuq, por pandemia dhe çmimi i lartë ka bërë që kjo lëvizje të mos finalizohet ende.

Gjithsesi, Dortmund ka bërë publik skuadrën që do të udhëtojë në Zvicër për të marrë pjesë në kampin e stërvitjeve para-sezonale, përcjell lajmi.net.

Në mesin e shumë emrave gjendet edhe ai i anësorit Jadon Snacho.

Klubi verdhezi më herët kanë konfirmuar se në rast se Sancho ftohet në kampin e stërvitjeve në Zvicër, atëherë do qëndrojë me klubin për të paktën edhe një sezon.

Gjërat po vështirësohen për skuadrën e Ole Gunnar Soskjaer, për ekipin e të cilit sot ishte afati i fundit për të përfunduar marrëveshjen. /Lajmi.net/