Zhvendoset ndeshja Arsenal – Man City në Premier League

Është zhvendosur ndeshja në mes të Arsenal – Manchester City në kuadër të Premier League. Përballja, e paraparë më 20 tetor, do të luhet një ditë më herët, pra më 19 tetor. E gjithë kjo për shkak të angazhimit të “Citizens” në Champions League disa ditë më pas. Ndeshja do të fillojë në orën 20:30…

Sport

30/08/2022 16:17

Është zhvendosur ndeshja në mes të Arsenal – Manchester City në kuadër të Premier League.

Përballja, e paraparë më 20 tetor, do të luhet një ditë më herët, pra më 19 tetor.

E gjithë kjo për shkak të angazhimit të “Citizens” në Champions League disa ditë më pas.

Ndeshja do të fillojë në orën 20:30 në “Emirates Stadium”.

Të dyja skuadrat po kalojnë në një formë të mirë duke e kryesuar kampionatin anglez. /Lajmi.net/