Zhou merr dritën e gjelbër pas aksidentit – do të garojë në Australi

Piloti i Formula 1, Zhou Guanyu ka dhënë disa të reja pas aksidentit të rëndë që pësoi në Silverstone.

Sport

07/07/2022 13:29

Piloti kinez u përplas me bolidin e tij pas një goditjeje nga George Russell. Përplasja në mbrojtëset anësore ishte aq e fuqishme, saqë shkatërroi tërë bolidin.

Zhou u desh të nxirrej me lese nga bolidi i tij, por tani është në gjendje të mirë.

“Përfundova të gjitha kontrollet mjekësore, gjithçka mirë për të vazhduar”, ka shkruar Zhou në ‘Twitter’, përcjell lajmi.net.

“Faleminderit të gjithë njerëzve që më mbështetën në këtë kohë, do të thotë shumë. Australian GP, shkojmë”, shtoi ai.

Zhou kërkon një pozitë të mirë në garën e Australisë. Fitorja mund të jetë shumë për t’u shpresuar. /Lajmi.net/