Zhgënjimi i madh i Dybalas pas humbjes në finale, “shpërtheu” në lot pas ndeshjes
Një vit pas triumfit në Ligën e Konferencës, Roma ka dështuar në finale të fitojë trofeun e dytë më të madh në garat evropiane, atë të Ligës së Evropës. Skuadra nga kryeqyteti i Italisë u mposht në finale nga Sevilla pas ekzekutimit të penalltive (4:1) në Budapest, shkruan lajmi.net. Gjatë lojës së rregullt, të parët…

Sport
Një vit pas triumfit në Ligën e Konferencës, Roma ka dështuar në finale të fitojë trofeun e dytë më të madh në garat evropiane, atë të Ligës së Evropës.
Skuadra nga kryeqyteti i Italisë u mposht në finale nga Sevilla pas ekzekutimit të penalltive (4:1) në Budapest, shkruan lajmi.net.
Gjatë lojës së rregullt, të parët që kaluan në avantazh ishin italianët me anë të futbollistit Paulo Dybala në mintuën e 35-të. Në pjesën e dytë, Gianluca Mancini shënoi një autogol për t’i barazuar shifrat 1:1.
Gola nuk pati më as në vazhdimin dy herë nga 15 minuta dhe kësisoj ndeshja u vendos në penallti.
Futbollistët e Sevillas ishin më të vëmendshëm në konkretizimin e penalltive dhe në fund iu gëzuan trofeut të shtatë në histori të klubit.
Pas përfundimit të ndeshjes, futbollisti i Romës, Paulo Dybala “shpërtheu” në lot nga zhgënjimi.
Ai u ul në fushë ndërkaq bashkëlojtarët e tij u afruan ta ngushëllojnë./Lajmi.net/
Paulo Dybala was in tears after Roma lost in the Europa League final 💔 pic.twitter.com/5XUZMGcGBg
— ESPN FC (@ESPNFC) May 31, 2023