Zhgënjen Kosova, humbet nga Sllovakia në miqësore

Kosova për dy ditë ka zhvilluar dy ndeshje miqësore me Sllovakinë në udhëtim.

Sport

21/07/2019 19:48

Këto ndeshje janë shumë të rëndësishme në përgatitjet për ndeshjet parakualifikuese për Eurobasket 2021, ku Dardanët do të ballafaqohen me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe.

Sa i përket ndeshjes të së dielës, fitore ka shënuar Sllovakia me rezultat 82:65.

Për Kosovën janë dalluar Mikaile Tmusiq me 20 pikë dhe Lis Shoshi me 14 pikë.

Dy ndeshjet miqësore i ndihmojnë përzgjedhësit Damir Mulaomeroviq për të parë formën e lojtarëve, para ndeshjeve të muajit gusht. Sfida e parë për Kosovën do të jetë ndaj Luksemburgut në udhëtim më 3 gusht.  /Lajmi.net/