Zhgënjehet Chelsea, Mertens nënshkruan kontratë të re me Napolin

Chelsea ka marrë një goditje të madhe me lajmin se ylli i Napolit, Dries Mertens është afër për të nënshkruar një kontratë të re me klubin e Serie A.

Sport

01/03/2020 22:23

Belgu ishte subjekt i interesit nga klubi londinez në janar, por një veprim nuk arriti të materializohej.

Drejtuesit e Bluve ishin shpresë se do ta merrnin 32-vjeçarin si transferim falas gjatë verës, megjithëse marrëveshja e tij e tanishme skadon në qershor, përcjell lajmi.net.

Por sipas Sky Sport Italia, Mertens po “afrohet më shumë” për të rënë dakord për një marrëveshje të re me Napolin.

Ai thuhet se është takuar me presidentin e klubit Aurelio De Laurentiis, me kontratën që është një “punë në vazhdim” dhe pritet që ai tani do të nënshkruajë kontratë dy-vjeçare. /Lajmi.net/